Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi vëzhgon Diazin e Portos

Manchester United ka dërguar skautë për të të parë nga afër futbollistin e Portos, Luis Diaz. Një zyrtar i “Djajve të Kuq” ishte i pranishëm për të parë 25-vjeçarin në ndeshjen që Porto e fitoi të dielën kundër Famalicaos. Ai shënoi një gol dhe tregoi paraqitje të mirë në ndeshjen kampionale të Portugalisë.

Interesim për Diazin kanë shprehur edhe Borussia Dortmundi dhe Atletico Madrid. Kishte interesim edhe nga Liverpooli në fillim të këtij muaji. Futbollisti 25-vjeçar i krahut me Porton ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Ai në 28 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar gjashtë herë.

Artikuj të ngjashëm