Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi përmbys Juventusin në Torino

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë tri pikë të plota në përballjen me Juventusin në Torino, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” ishin më të dobët në statistika, por iu mjaftuan pesë minutat e fundit të ndeshjes për të përmbysur “Zonjën e Vjetër” dhe për ta mposhtur me rezultat 1 me 2.

Cristiano Ronaldo kaloi Juven në epërsi në minutën e 65-të me një supergol ndaj ish-skuadrës, por Juan Mata në minutën e 86-të me një supergol nga gjuajtja e lirë barazoi gjithçka. Në minutën e parë shtesë, Alex Sandro shënoi autogol për fitoren e dytë të Unitedit këtë edicion në “Champions”.

Në tabelën e Grupit H, Juventusi ka nëntë pikë në pozitën e parë. Unitedi është i dyti me shtatë, Valencia ka pesë në pozitën e tretë e Young Boys në fund ka vetëm një pikë.