Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi kthehet te fitorja

Manchester Unitedi është kthyer te fitorja në Premier League. Të hënën në “Old Trafford” ka mposhtur Brentfordin me rezultatin 3:0. Vendësit e kanë dominuar takimin duke shënuar tre gola.

Në minutën e nëntë Bruno Fernandes shënoi për 1:0 Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në minutën e 61-të Cristiano Ronaldo realizoi nga pika e bardhë për 2:0.

Golin e tretë për Unitedin e shënoi Raphael Varen për 3:0 Manchester Unitedi pas 36 ndeshjeve në Premier League renditet në pozitën e gjashtë me 58 pikë.

Brentfordi mbanë pozitën e 14-të me 40 pikë.

Artikuj të ngjashëm