Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi fiton me përmbysje të rezultatit

Manchester United ka bërë kthim të madh të rezultatit përballë Aston Villas të martën mbëma në “Old Trafford”. Unitedi përmbysi rezultatin e pjesës së parë për ta fituar ndeshjen 3:2, në kuadër të xhiros së 19-të të Premier Leagues së Anglisë.

Aston Villa e mbylli pjesën e parë me epërsi prej dy golave. Golin e parë e shënoi John McGinn në minutën e 21-të, kruse pesë minuta më vonë Leander Dendoncker shënoi golin e dytë. Por Unitedi u kthye në pjesën e dytë duke shënuar tri golat e fitores.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alejandro Garnacho shkëlqeu duke shënuar dy gola. Për 2:1 realizoi në minutën e 59-të, kurse golin e barazimit në minutën e 71-të.

Rasmus Hojlund shënoi tetë minuta para fundit të takimit golin e fitores për 3:2. Me këtë fitore, Unitedi është ngritur në vendi ne gjashtë me 31 pikë, kurse Aston Villa mbetet në vendi ne tretë me 39 pikë.