Futboll

Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

Aston Villa

Morgan Rogers ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Aston Villan drejt fitores ndaj Manchester Unitedit.

Ndeshja e së dielës përfundoi 2:1 për Villan. I takoi xhiros së 17-të të Premier Leagues. 

Rogers shënoi për 1:0 në minutën e 45-të. Por në minutat shtesë të pjesës së parë, Matheus Cunha realizoi për 1:1. Anglezi 23-vjeçar, Rogers, shënoi golin e fitores në minutën e 58-të. 

Unitedi vazhdon me formë të luhatshme këtë edicion. I ka 26 pikë në vendin e shtatë. Aston Villa është e treta me 36 pikë. Manchester City i ka 37 në të dytin, ndërsa Arsenali 39 në vendin e parë.