Unitedi në “Old Trafford” mposhti Aston Villan me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së fundit të Premier Leagues angleze.
Fitoren e fundit në Premier League e kishte arritur më 16 mars në udhëtim ndaj Leicester Cityt me rezultat 3:0.
Amad Diallo shënoi golin e epërsisë 1:0 për Unitedin. Ai shënoi gol në minutën e 76-të me asistim të Bruno Fernandesit.
Golin e dytë, Unitedi e shënoi në minutën e 87-të. Christian Eriksen shënoi nga penalltia.
Unitedi e mbylli në vendin e 15-të me 42 pikë. Aston Villa në vendin e gjashtë me 66 pikë, sa ka edhe Newcastle. Por falë goldallimit më të mirë, Newcastle do të paraqitet në Champions edicionin e ardhshëm, kurse Aston Villa në Ligë ne Evropës.
Unitedi humbi në finale të Ligës së Evropës nga Tottenhami.