Manchester United ka shënuar një tjetër fitore në Premier League të Anglisë. Unitedi të dielën mposhti Aston Villan me rezultatin 2:1, ndërsa ishte fitorja e tretë rresht në elitën e futbollit anglez. Dueli Aston Villa – Manchester United i takoi javës së 24-t të Premier Leagues.
Rasmus Hojlund shënoi për 1:0 në minutën e 17-të, ndërsa golin e barazimit e realizoi Douglas Luiz në minutën e 67-të.
Unitedit fitoren ia siguroi Scott McTominay me golin e shënuar në minutën e 86-të.
Unitedi mbetet në vendi ne gjashtë me 41 pikë, kurse një pozitë më lart është Aston Villa me pesë pikë më shumë.