Sport

Juventus fiton derbin ndaj Interit

Juventusi ka arritur të fitojë derbin e xhiros së 37-të në Serie A, ndaj Interit me rezultatin 3:2.

Me këtë fitore “Zonja e Vjetër” mban hapin për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ri.

Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta nga të dyja ekipet ku u shënuan edhe tre gola.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Cristiano Ronaldon nga pika e bardhë. Portieri Samir Handanoviq arriti të ndalë goditjen e Ronaldos por nga topi i kthyer portugezi dërgoi topin në rrjet për 1:0.

Interi arriti të barazoi rezultatin në minutën e 35-të me Romelu Lukaku nga pika e bardhë për 1:1.

Por në minutat shtesë të pjesës së parë Juan Cuardado shënoi një gol të bukur për 2:1.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të dyja ekipet që kishin raste të mira shënimi.

Në minutën e 55-të Juventusi mbeti me një lojtarë më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Rodrigo Bentacurit.

Në minutën e 85-të Interi arriti të barazoi rezultatin në 2:2 me Giorgio Chiellini.

Por deri në fund vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan edhe një herë.

Në minutën e 88-të vendasit fituan penallti duke realizuar përmes Cuadrados dhe duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.