Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton derbin ndaj Romës

Juventusi ka fituar derbin e xhiros së 21-të në Serie A ndaj Romës, të shtunën me rezultatin 2:0.

Me këtë fitore “Zonja e Vjetër”, rrëmben pozitën e tretë e cila mbahej nga Roma.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të shumta, por u shënua vetëm një gol.

Ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo që në minutën e 13-të realizoi një gol të bukur për 1:0, me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.

Edhe në pjesën e dytë tempo e lojës ishte e lartë me të dyja ekipet që kishin mundësi.

Te Roma në rast të mirë ishte sulmuesi Edin Xheko, por pa sukses.

Edhe Juventusi fiton me rikthim derbin ndaj Romës Sport Juventusi fiton me rikthim derbin ndaj Romës

Golin e dytë vendasit e shënuan në minutën e 70-të kur Ibanez, dërgoi topin në rrjetën e gabuar për 2:0.

Deri në fund nikoqirët arritën të menaxhonin mirë rezultatin për fitoren e katërt rresht në Serie A.