Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi shpreson për top-katërshe

Manchester United ka mposhtur Evertonin dhe vazhdon luftën për të siguruar një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të shtunën, “Djajtë e Kuq” para tifozëve të vet mposhtën 2:0 Evertonin.

Ndeshja u vendos nga dy penallti në pjesën e parë.

Bruno Fernandes në minutën e 12-të dhe Marcus Rashford në të 36-n konvertuan në gol penalltitë e fituara.

Fitorja e mban Unitedin në pozitën e gjashtë me 47 pikë, tetë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Aston Villa.

Evertoni ka 25 pikë në vendin e 16-të.