Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Turqisë, Merih Demiral, ka bërë të ditur “Daily Mail” të mërkurën. Mësohet se ekipi anglez po synon transferimin e Demiralit në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka nisur negociata me Atalantan.
Për ta bindur ekipin italian në lirimin e tij, Unitedi është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro. Demiral ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2026, por është i gatshëm të largohet për të luajtur në Angli.
24-vjeçari iu bashkua Atalantas vitin e shkuar nga Juventusi, ndërsa këtë edicion në Serie A ka shënuar një gol në 13 paraqitje.