Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kthen sytë kah Demirali

Merih Demiral

Interi ka kthyer interesimin kah mbrojtësi Merih Demiral, pasi e ka humbur garën për brazilianin Gleison Bremer, i cili pritet t’i bashkohet Juventusit. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar, të martën, se Interi tashmë ka kontaktuar Atalantan për Demiralin, duke i ofruar 30 milionë euro për transferimin e tij.

Te Interi po e shohin Demiralin si zëvendësim të duhur për Milan Skriniarin, që po pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit. Demiral sezonin e shkuar ishte i huazuar te Atalanta, ekip që këtë verë shfrytëzoi opsionin e blerjes së kartonit të tij nga Juventusi për 20 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në verën e vitit 2027, kurse karrierë në Itali ka bërë edhe te Sassuolo.