Kampioni i ri i Italisë, Napoli po e kërkon transferimin e mbrojtësit të Turqisë, Merih Demiral, ka njoftuar “Calciomercato” të mërkurën. Bëhet e ditur se Napoli ka përgatitur ofertën dhe pas përfundimit të edicionit aktual, do t’i nisë negociatat me Atalantan.
Për kartonin e Demiralit, Napoli do të ofrojë 20 milionë euro. Demiral te Napoli po shihet si zëvendësim për jug-koreanin, Kim-min Jae, i cili pritet të transferohet në Angli këtë verë.
Demiral ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2026, ndërsa ka përvojë në futbollin italian pasi ka luajtur edhe për Sassuolon. 25-vjeçari ka regjistruar 27 paraqitje këtë edicion në Serie A, ku ka shënuar 1 gol.