Mbrojtësi Merih Demiral pritet që karrierën ta vazhdojë te skuadra e Interit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Interi tashmë ka nisur kontaktet me Atalantan në lidhje me transferimin e mbrojtësit turk.
Demiral tek Interi po shihet si zëvendësim ideal për Milan Skriniarin, i cili në verë do të transferohet te PSG-ja si lojtar i lirë. Mësohet se Interi ka ofruar 35 milionë euro për Demiralin, i cili ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2026.
Këtë sezon Demiral ka 1 gol në 23 paraqitje në Serie A, ndërsa karrierë në Itali ka bërë edhe te Juventusi e Sassuolo. Ai është pjesë e Atalantas prej vitit 2021.