Qendërmbrojtësi i Turqisë, Merih Demiral, pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Football-Italia” ka njoftuar të martën se Atalanta nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij nga Juventusi për 20 milionë euro.
Kështu që Demiral pritet të largohet nga Juventusi këtë verë për ta vazhduar karrierën në Premier League. Ofertat nga ekipet angleze nuk mungojnë për Demiralin, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar tek Atalanta dhe në 42 paraqitje në të gjitha garat kontribuoi me dy gola e tri asistime.
24-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2024.
Artikuj të ngjashëm