Merih Demiral mund të largohet në fund të edicionit nga Atalanta. Mbrojtësi turk është i huazuar te skuadra nga Bergamo nga Juventusi deri në verë.
Por Atalanta mund ta blej përfundimisht kartonin e lojtarit për rreth 25 milionë euro.
Sipas “Calciomercato” në rast se Atalanta nuk dëshiron ta blejë përfundimisht lojtarin Demiral mund të shitet në ndonjë skuadër tjetër.
“Zona e Vjetër” do ta shesë 24-vjeçarin për rreth 30 milionë euro në rast të interesimit të skuadrave evropiane.
Demiral këtë edicion me Atalantan ka luajtur në 23 ndeshje në Serie A duke shënuar një gol.