Qendërmbrojtësi turk Merih Demiral dëshiron të largohet nga skuadra e Juventusit. Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Demiral tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin e tij, pasi dëshiron të jetë pjesë e një ekipi ku do të luajë rregullisht.
Ai i është bashkuar Juventusit në fazën përgatitore për sezonin e ri, por do të nxirret në shitje nga Juventusi që do të kërkojë rreth 30 milionë euro për lirimin e tij. Demiral iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Sassuolo për 18 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2024.
Ai ishte pjesë e Turqisë në Kampionatin Evropian kurse sezonin e shkuar, regjistroi 24 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat. Interesim për mbrojtësin 24-vjeçar kanë shprehur Leicesteri e Evertoni.