Manchester Unitedi është fokusuar tërësisht në transferimin e portugezit Gonçalo Ramos, të cilin po e sheh si sulmuesin e duhur për edicionin e ardhshëm. “The Mirror” ka njoftuar të martën se ekipi anglez tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Benficën në lirimin e 21-vjeçarit.
Thuhet se Unitedi do të ofrojë rreth 70 milionë euro për Ramosin, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh. Ramos po shkëlqen këtë edicion te Benfica, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar 11 herë në 44 paraqitje në të gjitha garat për Benficën.
Ramos, po ashtu ka realizuar edhe 4 gola në 7 ndeshje të luajtura për Portugalinë.
Artikuj të ngjashëm