Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë për Ramosin

Skuadra e Manchester Unitedit i ka bërë ofertë zyrtare Benficas për sulmuesin Gonçalo Ramos, njofton të martën “The Sun”.

Për transferimin e 21-vjeçarit, Unitedi ka ofruar 30 milionë euro. Mësohet se ekipi anglez po insiston në transferimin e Ramosit gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi po pëlqehet nga trajneri Erik ten Hag.

Ramos ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime këtë edicion në 12 paraqitje me Benfican, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Interesi m për portugezin ka kohë që kanë shfaqur edhe Newcastle Unitedi e Bayern Muencheni.