Manchester Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Danimarkës, Rasmus Hojlund.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të premten se Unitedi i ka ofruar Atalantas 40 milionë euro për transferimin e sulmuesit këtë verë.
Hojlund është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në treg, ndërsa ekipi italian për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 50 milionë euro. 20-vjeçari, i cili po konsiderohet si Erling Haalandi i ardhshëm, ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2027.
Ai u transferua tek ekipi italian para fillimit të këtij sezoni nga Sturm Grazi dhe deri më tani ka shënuar 14 gola në të gjitha garat, ku ka kontribuar edhe me 6 asistime.