Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin Rasmus Hojlund dhe po negocion me skuadrën e Atalantas për lirimin e tij, ka njoftuar “Sky Sports” të mërkurën.
Sulmuesi danez tashmë është pajtuar me kushtet e ofruara nga Unitedi dhe po pret dritën e gjelbër nga Atalanta për t’u transferuar në “Old Trafford”. Atij i është ofruar kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 5 milionë eurosh, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Erik ten Hag.
Në anën tjetër, Atalanta për ta lënë të lirë Hojlundin, po kërkon të paktën 60 milionë euro.
20-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 me ekipin italian, të cilit iu bashkua verën e shkuar nga Sturm Grazi. Në edicionin e tij të parë tek Atalanta, Hojlund shënoi 16 gola në të gjitha garat.