Manchester Unitedi e ka zyrtarizuar transferimin e Rasmus Hojlundit nga Atalanta.
Hojlundi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Unitedi raportohet se ka shpenzuar 75 milionë euro, plus 10 milionë euro tjera bonuse për shërbimet e 20-vjeçarit.
Është edhe rekord sa i përket shitjes së ndonjë lojtari nga Atalanta.
Danezi Hojlund me Atalantan ka shënuar 27 gola në 87 ndeshje në të gjitha garat.
Nëntë gola i pati të realizuar në edicionin e kaluar.
Hojlund në Bergamo ishte transferuar nga Sturm Grazi në verën e vitit të kaluar për 17 milionë euro.
“Nuk është sekret se kam qenë tifoz i këtij klubi të madh qëkur isha fëmijë i vogël. Kam ëndërruar të ecë nëpër ‘Old Trafford’ si lojtar i Manchester Unitedit”, ka deklaruar Hojlund pas nënshkrimit të kontratës.
Hojlund, megjithatë, nuk do të debutojë kundër Wolverhamptonit më 14 gusht, për shkak të një lëndimi të vogël që e ka pësuar në fazën përgatitore me Atalantan.