Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Hojlundin

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit Rasmund Hojlund.

Pasi iu refuzua oferta e parë prej 35 milionë eurosh, Unitedi ka bërë gati ofertën e dytë për ta bindur Atalantan në lirimin e tij.

Ekipi italian për sulmuesin danez po kërkon të paktën 60 milionë euro, duke pasur parasysh interesimin e skuadrave tjera të mëdha të Evropës.

20-vjeçari iu bashkua Atalantas edicionin e shkuar, ndërsa ka shkëlqyer në edicionin e tij të parë në Itali.

Në 42 paraqitje në të gjitha garat, Hojlund ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 7 asistime për ekipin italian, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.