Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hojlund drejt Unitedit

Sulmuesi Rasmus Hojlund pritet që edicionin e ardhshëm të luajë në futbollin anglez.

“Calciomercato” ka raportuar të premten se danezi, sipas të gjitha gjasave, do ti bashkohet Manchester Unitedit gjatë kësaj vere. Mësohet se Hojlund ka arritur marrëveshje personale me Unitedin, ekip që po negocion me Atalantan për lirimin e tij.

Klubi italian po kërkon të paktën 40 milionë euro për 20-vjeçarin dhe marrëveshja mes klubeve pritet të finalizohet brenda këtij muaji.

Hojlund tek Unitedi po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin, duke pasur parasysh formën e mirë që e ka treguar edicionin te skuadra italiane.

Në 42 ndeshje të luajtura, Hojlund ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 7 asistime. Ai ka kontratë me Atalantan deri në verën e vitit 2027.