Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi siguron Hojlundin

Danezi Rasmus Hojlund do t’i prijë sulmit të Manchester Unitedit në edicionin e ri. “Sky Sports” ka njoftuar të martën se Unitedi tashmë ka arritur marrëveshje me Atalantan për Hojlundin, i cili është në Angli për t’iu nënshtruar kontrollimeve mjekësore para se të prezantohet gjatë kësaj jave.

Bëhet e ditur se për kartonin e Hojlundit, Unitedi do t’i paguajë ekipit italian 83 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Në anën tjetër, Hojlund me ekipin anglez do të firmos kontratë pesëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

20-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Atalantas nga Sturm Grazi dhe në edicionin e tij të parë në Itali tregoi paraqitje të mira. Ai shënoi 16 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.