Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Lozanon e Napolit

Hirving Lozano mund të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.

Gazetari i specializuar për transferime, Fabrizio Romano, të martën ka thënë se Lozano karrierën mund ta vazhdojë te Manchester Unitedi ose Evertoni në Angli.

Ish-agjenti i futbollistit, Allessandro Monfrecol, ka pranuar për mediat italiane se Lozano mund të kalojë te Manchester Unitedi ose Evertoni. Por, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që futbollisti të firmos edhe për ndonjë klub tjetër anglez.

Meksikani 27-vjeçar që luan si sulmues krahu ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm