Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në garë për Lozanon

Manchester Unitedi është futur në garë për sulmuesin e krahut, Hirving Lozano, shkruan “The Sun” të hënën.

Lozano nuk është i kënaqur me minutazhën këtë edicion te Napoli dhe ka kërkuar largimin nga ekipi italian në afatin kalimtar të janarit. Për kartonin e meksikanit, Unitedi është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro. 27-vjeçari këtë edicion ka shtatë paraqitje në të gjitha garat, ku ka regjistruar një asistim.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga PSV Eindhoveni dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Krahas Unitedit, interesim për Lozanon kanë shfaqur edhe Bayern Muencheni, Evertoni e Leipzigu.

Artikuj të ngjashëm