Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lozano drejt Anglisë

Sulmuesi i krahut, Hirving Lozano, do të largohet nga Napoli për ta vazhduar karrierën në Premier League, ka njoftuar të hënën “Calciomercato”.

Mësohet se meksikani po negocion me disa klube angleze, të cilat janë gati të paguajnë deri në 30 milionë euro për kartonin e tij.

27-vjeçari do të largohet nga Napoli këtë verë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2019, ndërsa këtë edicion e ka fituar titullin e kampionit të Italisë. Në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Lozano ka shënuar 4 gola dhe ka bërë po aq asistime këtë edicion për ekipin italian.

Artikuj të ngjashëm