Sulmuesi i krahut, Hirving Lozano, ka kërkuar largimin nga skuadra e Napolit gjatë afatit kalimtar të janarit, ka bërë të ditur “Calciomercato”, të mërkurën.
Bëhet e ditur se te Napoli janë të gatshëm ta shesin meksikanin që ka kërkesa të larta për ta rinovuar kontratën që i skadon në verën e vitit 2024.
Interesim për Lozanon tashmë kanë shfaqur ekipet nga Premier League, që për kartonin e tij kanë ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim. Lozano është pjesë e Napolit prej vitit 2019, ndërsa këtë edicion ka tre gola e një asistim në të gjitha garat.