Hirving Lozano mund të shitet nëse skuadra e Napolit merr një ofertë të rëndësishme për të, ka shkruar “Gazzetta dello Sport”. Meksikani nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur për një ekip më të madh në të ardhmen.
26-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro. Këtë edicion në 28 ndeshje në kampionatin italian, ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Ai u transferua në vitin 2019 nga PSV Endihoveni për 40 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm