Skuadra e Napolit nuk ka hequr dorë nga transferimi i Domenico Berardit në këtë afat kalimtar të verës, njofton të martën “Gazzetta dello Sport”. Madje, thuhet se Napoli tashmë është favorit për shërbimet e tij, pasi i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Sassuolos.
Për kartonin e Berardit, Napoli ka ofruar 30 milionë euro për ta parakaluar Milanin e Lazion, skuadra që gjithashtu kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Berardi pritet të largohet nga Sassuolo këtë verë, ndërsa te Napoli shihet si zëvendësim ideal për meksikanin Hirving Lozano, që do të shitet në Angli.
28-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesorë te Sassuolo, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
Në 24 paraqitje në kampionatin italian, Berardi ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar 7 herë.