Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi, favorit për Berardin

Sulmuesi i krahut, Domenico Berardi, do të largohet nga Sassuolo në ditët e mbetura të afatit kalimtar për ta vazhduar karrierën te Juventusi.

“Tuttosport” ka raportuar të hënën se Berardi parimisht ka arritur marrëveshje me Juventusin që po negocion me Sassuolon për lirimin e tij.

Mësohet se Juventusi ka ofruar 30 milionë euro për Berardin, i cili me të përfunduar edicioni i fundit, ka kërkuar largimin nga Sassuolo.

Ai kishte refuzuar ofertat nga Fiorentina e Lazio, përpara se ta pranojë ofertën e Juventusit për kontratë katërvjeçare.

29-vjeçari ishte ndër lojtarët më të dalluar te Sassuolo, ndërsa në Serie A ka shënuar në total 113 gola dhe ka bërë 80 asistime në 297 paraqitje.

Ai ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm