Sulmuesi i krahut, Domenico Berardi nuk do të largohet nga skuadra e Sassuolos në afatin kalimtar të janarit. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të mërkurën se klubi ka refuzuar të gjitha ofertat për Berardin, të cilin ka vendosur ta mbajë të paktën deri në fund të këtij edicioni.
29-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Serie A në rolin e tij dhe shihet si tejet i rëndësishëm për Sassuolon. Ai para fillimit të këtij edicioni ishte pranë transferimit te Juventusi, por Sassuolo bllokoi gjithçka.
Në 13 ndeshje të luajtura këtë edicion në kampionatin italian, Berardi ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 3 asistime. Ai ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.