Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë nga transferimi i Domenico Berardit, ka njoftuar të hënën “Tuttosport”.
Pasi dështoi në transferimin e tij gjatë verës, Juventusi do të bëjë një tentim tjetër në afatin kalimtar të janarit. Mësohet se Juventusi së shpejti do t’i bëjë ofertë zyrtare Sassuolos për lirimin e 29-vjeçarit në fillim të vitit të ardhshëm.
Juventusi është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro për Berardin, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Massimiliano Allegri. Berardi është njëri prej lojtarëve kryesor te Sassuolo, ndërsa këtë edicion ka 5 gola e 2 asistime në 10 ndeshje kampionale. Ai ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2027.
Artikuj të ngjashëm