Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Berardin

Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit të krahut, Domenico Berardi.

Pasi dështoi në transferimin e tij në verë, Juventusi do të bëjë edhe një tentim në afatin kalimtar të janarit, ka shkruar “Calciomercato” të hënën.

Në fakt, Berardi kishte marrëveshje me Juventusin, por Sassuolo refuzoi ofertën e ekipit italian. Për kartonin e Berardit, skuadra e Sassuolos po kërkon të paktën 30 milionë euro pasi 29-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Berardi po pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili po insiston në transferimin e tij.

Berardi është kapiten i Sassuolos dhe këtë edicion ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 1 asistim në 8 ndeshje të luajtura në Serie A.