Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio insiston për Berardin

Skuadra e Lazios nuk po heq dorë nga transferimi i Domenico Berardit gjatë kësaj vere.

“Gazzetta dello Sport” raporton të enjten se drejtuesit e Lazios po insistojnë ta bindin Sassuolon në lirimin e tij. Mësohet se Lazio është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro për Berardin, i cili ka tërhequr edhe interesimin e skuadrës së Romës.

Te Sassuolo janë të gatshëm të shesin 28-vjeçarin, por vetëm nëse marrin një ofertë prej 40 milionë eurosh.

Berardi është pjesë e Sassuolos prej vitit 2013, ndërsa edicionin e fundit ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 7 herë në 26 ndeshje në Serie A. Ai ka kontratë me skuadrën e Sassuolos deri në verën e vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm