Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio insiston për Berardin

Skuadra e Lazios nuk po heq dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Domenico Berardi. “Calciomercato” ka njoftuar të enjten se Lazio do të bëjë të pamundurën për ta bindur Sassuolon në lirimin e 28-vjeçarit. Berardi po shihet si përforcim i madh te Lazio sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh se klubi pritet të paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Sassuolon, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 40 milionë euro.

Këtë edicion, Berardi është lojtari kryesor i Sassuolos pasi ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 6 herë në kampionat. Ai është pjesë e Sassuolos prej vitit 2012, si dhe ka 25 paraqitje e 6 gola të realizuar me Përfaqësuesen e Italisë.