Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lozano dëshiron të largohet nga Napoli

Sulmuesi i Napolit, meksikani Hirving Lozano dëshiron të largohet nga Napoli. Në një intervistë, Lozano ka thënë se synimi i tij është të luajë për një klub më të madh pas paraqitjeve të mira te Napoli.

26-vjeçari po kalon një formë të mirë këtë edicion, pasi ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 16 ndeshje për Napolin në të gjitha garat.

“Jam rritur shumë si lojtar të Napoli dhe dëshira ime është që të luajë për një klub më të madh. Jam një lojtar që nuk dorëzohem kurrë dhe i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë”, është shprehur Lozano, i cili ka kontratë e ekipin italian deri në vitin 2024. Ai u transferua te Napoli në vitin 2019 nga PSV Eindhoveni për 35 milionë euro.