Sulmuesi i krahut, Hirving Lozano, pritet që sezonin e ardhshëm të luajë në kampionatin e Anglisë. “Calciomercato” ka raportuar të enjten se meksikani sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Chelseat.
Chelsea ka kohë që po e monitoron 27-vjeçarin, i cili në fund të këtij sezoni ka paralajmëruar largimin nga Napoli. Ekipi nga Londra është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për kartonin e Lozanos, i cili është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Premier League.
Lozano është pjesë e Napolit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Këtë edicion ai ka 4 gola e po aq asistime në të gjitha garat për ekipin italian. Lozano në Evropë ka luajtur edhe te PSV Eindhoveni.
Artikuj të ngjashëm