Sulmuesi i krahut, Adama Traore sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit prej sezonit të ardhshëm.
“The Sun” ka njoftuar të hënën se Traore ka zgjedhur Napolin para skuadrave tjera për ta vazhduar karrierën.
Ai te Napoli do të transferohet në verë si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me skuadrën e Wolverhamptonit. Traore tek ekipi italian do ta zëvendësojë meksikanin Hirving Lozano, i cili do të largohet në fund të sezonit.
Traore 27-vjeçar para fillimit të këtij sezoni u rikthye te Wolverhamptoni pas huazimit te Barcelona, ndërsa deri më tani ka shënuar dy gola në 23 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm