Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në negociata me Traoren

Sulmuesi i krahut, Adama Traore ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në futbollin italian. “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se drejtuesit e ekipit italian janë në negociata me Traoren për ta bindur që të transferohet në “San Siro”.

Traore te Milani po shihet si opsion i mirë për sulmin, duke pasur parasysh se mund të transferohet si lojtar i lirë. 27-vjeçarit në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Wolverhamptonin dhe është në kërkim të një ekipi të ri.

Traore verën e shkuar u rikthye te Wolvesi pas huazimit te Barcelona, ndërsa pati 2 gola e po aq asistime në Premier League edicionin e shkuar.

Traore në vitin 2018 kaloi te Wolverhamptoni, ndërsa në Angli ka luajtur edhe për Middlesbroughun e Aston Villan.

Artikuj të ngjashëm