Juventusi po synon një përforcim tjetër në repartin ofensiv, i cili mund t’i bashkohet nga elita e futbollit anglez. “Calciomercatoweb” ka bërë të ditur të enjten se Juventusi po e shqyrton mundësinë e transferimit të Adama Traores nga Wolverhamptoni.
Ekipi nga Serie A do të bëjë një ofertë të ulët për reprezentuesin e Spanjës, i cili ka kontratë me skuadrën angleze deri në fund të këtij edicioni. Nëse Wolvesi refuzon ofertën, atëherë Juventusi do të bëjë të pamundurën për t’i siguruar Traoren si lojtar të lirë.
Traore në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte i huazuar te Barcelona, ndërsa këtë edicion ka pak hapësirë te Wolvesi. Ka gjashtë paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat. 26-vjeçari iu pat bashkuar Wolvesit në verën e vitit 2018 nga Middlesbrough.