Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Traore drejt Spanjës

Sulmuesi i krahut Adama Traore pritet që karrierën ta vazhdojë në Spanjë. “AS” ka raportuar të mërkurën se Traore është në negociata me Atletico Madridin dhe marrëveshja mes palëve mund të finalizohet së shpejti. Klubi spanjoll i ka ofruar Traores kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e pestë.

Ai tek Atletico mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Wolverhamptonin. Traore tashmë ka bërë të ditur largimin nga ekipi anglez dhe Atletico po llogaritet favorit për transferimin e tij.

Ai është pjesë e Wolverhamptonit prej vitit 2018, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te Barcelona. Këtë edicion Traore ka 2 gola e 1 asistim në 27 paraqitje për Wolverhamptonin.