Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Adama Traore, shkruan “Gazzetta dello Sport”, të martën. Traore ka refuzuar rinovimin e kontratës me Wolverhamptonin që i skadon në fund të këtij sezoni dhe do të shitet në afatin kalimtar të janarit.
Te Napoli, Traore po shihet si zëvendësim ideal për meksikanin Hirving Lozano, që nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek ekipi italian. Për kartonin e Traores, Napoli është gati të ofrojë mbi dhjetë milionë euro duke pasur parasysh se kontrata i skadon pas gjashtë muajve.
Traore këtë edicion ka shënuar dy gola në 16 paraqitje për Wolverhamptonin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018. Ai sezonin e shkuar ishte i huazuar për gjashtë muaj te Barcelona.