Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli kërkon huazimin e Traores

Skuadra e Napolit i ka bërë ofertë zyrtare Bournemouthit për mesfushorin Hamed Junior Traore, raporton “Calciomercato” të premten. Napoli ka kërkuar huazimin e 23-vjeçarit për gjashtë muaj, me opsionin e blerjes në fund të edicionit për 25 milionë euro.

Traore ka luajtur gati katër edicione në Itali, përpara se në janar të vitit të shkuar t’i bashkohet Bournemouthit nga skuadra e Sassuolos. Ai këtë edicion nuk po ka hapësirë të madhe tek ekipi anglez dhe është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

Në total, Traore ka gjashtë paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat për ekipin elitar të Anglisë. Ai me Bournemouthin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Artikuj të ngjashëm