Napoli e ka zyrtarizuar transferimin e Hamed Junior Traore nga skuadra e Bournemouthit. 23-vjeçari i është bashkuar napolitanëve si huazim për gjashtë muaj, me opsionin e blerjes së tij për 25 milionë euro.
Traore nuk ka pasur hapësira në formacionin e Bournemouthit në pjesën e parë të sezonit, ndërsa për gjashtë ndeshje ka zhvilluar vetëm 181 minuta.
Ai shënoi në fitoren kundër Swanseas në Kupën EFL, në muajin gusht. Futbollisti i krahut ishte edhe pjesë e Sassuolos, ku kishte shënuar 18 gola e 13 asistime në 140 ndeshje në Serie A.