Mesfushori gjerman Mahmoud Dahoud do të largohet nga Borussia Dortmundi në verë dhe pritet t’i bashkohet skuadrës së Napolit.
Ekipi nga Bundesliga, ka njoftuar të premten se Dahoud do të largohet si lojtar i lirë pasi në fund të sezonit i skadon kontrata. 27-vjeçari që këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël për shkak të problemeve me lëndime, te Napoli po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.
Mësohet se ekipi nga Serie A i ka bërë ofertë zyrtare Dahoudit, i cili po kërkohet edhe nga Leicester City e Milani.
Ai këtë sezon ka regjistruar vetëm pesë paraqitje te Dortmundi, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Borussia Moenchengladbachu. Po ashtu, Dahoud ka edhe dy ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Gjermanisë.