Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dahoud kalon në Stuttgart

Mesfushori Mahmoud Dahoud është bërë pjesë e Stuttgartit, që garon në Bundesliga të Gjermanisë.

Mesfushori 28-vjeçar ka kaluar nga skuadra e Brightonit në formë huazimi.

Klubi gjerman ka opsionin e blerjes së kontratës në fund të edicionit aktual.

Në gjermani, Dahoud ka luajtur edhe për Borussia Dortmundin dhe Borussia Moenchengladbachun. Me Brightonin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Në edicionin aktual në Premier League ka luajtur nëntë ndeshje.

Ai ka luajtur dy ndeshje për Përfaqësuesen e Gjermanisë.