Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dahoud drejt Anglisë

Mesfushori Mahmoud Dahoud do të largohet nga Borussia Dortmundi për ta vazhduar karrierën në kampionatin e Anglisë.

“Sky Sports” ka raportuar të hënën se Dahoud do të transferohet te skuadra e Brightonit me të përfunduar edicioni aktual. 27-vjeçari do t’i bashkohet Brightonit si lojtar i lirë, pasi kontrata me Dortmundin i skadon në verë. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin gjerman dhe me Brightonin do të firmosë për tre vjetët e ardhshëm.

Dahoud prej vitit 2017 është pjesë e Dortmundit, ndërsa në Gjermani ka luajtur edhe për Borussia Moenchengladbachut.

Këtë edicion ai ka pasur telashe me lëndimet dhe ka regjistruar në total 10 paraqitje në të gjitha garat me Dortmundin.