Galatarasay është futur në bisedime edhe me Wolverhamptonin për t’ia liruar Adama Traoren, raporton “Spox” të enjten.
Klubi turk ka kërkuar huazimin e spanjollit për një vit. Futbollisti i krahut me ekipin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
26-vjeçari më herët karrierë ka bërë edhe te Barcelona, Middlesbroughi dhe Aston Villa. Këtë edicion në Premier League është paraqitur 53 minuta në katër ndeshje.